PSHP

PYETJET QË SHPESH PARASHTROHEN

A mundem ti kontrolloj të dhënat të cilat i kam  vën në fletëparaqitjen elektronike ?

Me paraqitjen e emrit  përdorues tיuajin dhe fjalëkalimin,  mundë ti  kontrolloni të dhënat të cilat i keni futur në fletëparaqitjen elektronike.

A mundem ta plotësoj  përsëri fletëparaqitjen elektronike nëse e kam plotësuar mëparë me të dhëna të gabuara ,apo gabime të pa dëshiruara?

Fletëparaqitjet mundë të plotësohen /korigjohen vetëm gjatë  konkursit i cili është në rrjedhë. Pas mbarimit të konkursit mundet vetëm të kontrollohet fletëparaqitja.

Nëse kam vështërsi gjatë plotësimit të fletëparaqitjes elektronike, ku  duhet të  drejtohem për ndihmë?

Për informata  plotësuese  mundë të paraqiteni në nr. e tel. 02 3 140 147 apo adresën: ramadan.osmani@mon.gov.mk.

 A duhem patjetër me shtyp numrin e identifikimit ?

 Nëse nuk keni printer, numrin e identifikimit mundeni edhe ta shkruani , dhe të njëjtin duheni me e dorzu me  dokumentacionin e tërsishëm   ashtu si kërkohet me  Konkurs .

 Ku dorëzohet ankesa, nëse nuk gjindem në listë?

 Ankesat  i dorëzohen   Komisionit, ose    Arkivit të Ministrisë  së  Arsimit dhe Shkencës, rr.Shën Kirilli dhe Metodi nr.54 Shkup,duke i përfshirë dhe kopjën e vedimit që nuk ju është ndarë bursa.

Pse kur  i futi  të arrdhurat e prindit, më paraqitet gabim?

Gjat futjes së të ardhurave nga prindi (babai, nëna ,tjetër)duhet ta shkruajmë shumën e plotë pa presje,pikë apo vendë të zbrazët. (10000 është e vërtet e jo 10,000)

A duhet unë vet ti dorëzoj dokumentet?

Dorëzimin e dokumenteve mundë ta  bëj edhe ndonjë i afërt i juaj,nëse mungoni me arsye  dhe nëse i keni dokumentet e kompletuara.

Ku mundem me i gjetë dokumentet  e duhura  të cilat duhet  me i dorzue në datën e dhënë?

Në linkun e ardhshëm për dokumentet e duhura,mundeni ti gjeni edhe  ti shtypni dokumentet e kërkuara.